Pasdite ne Top Channel – TCH


I ftuar në emisonin “Pasdite ne Top Channel” ku, përballë një paneli shumë simpatik, me moderatoren Jonida Shehu, me shumë kënaqësi shpjegoj hobet e mia; letërsinë, artin, shkencat kompjuterike e leximin, të cilat i praktikoj çdo ditë, me shpresën se do krijojnë një ndryshim në të ardhmen tek rinia shqiptare.

Ora News


Një invervistë e realizuar në shtëpinë time nga stafi i televizionit Ora News. Kam folur mbi përvojat e mia kompjuterike, dëshirën për të lexuar, librat e mi të botuar e qëllimet e mia për të ardhmen duke u përpjekur të jap një mesazh të vlefshëm të gjithë të rinjve të moshës sime që kohës ta shfrytëzojnë gjithmonë në shërbmin të përmirësimit të dijeve drejt suksese që nuk kanë kurrë fund.

Interviste ne “Pa Limit”


Në këtë emision kam folur rreth pasionit tim, të shkruarit. Kam treguar opinionin tim rreth disa legjendave të këtij arti të mrekullueshëm, përshkrova rrugën sesi e fillova këtë dhe se sa shumë dëshiroj të vazhdoj të krijoj.
Në këtë jetë, nuk duhet të dorëzohemi kurrë. Nuk mund ta ndërtojmë katin e pestë pa ndërtuar fillimisht të parin, nuk mund të vrapojmë pa mësuar të ecim. Gjithçka ka kohën e saj, kjo nuk do të thotë që ne duhet të rrimë duarkryq e të presim, jo! Duhet të dimë e të besojmë se do ta arrijmë, ta fillojmë e të mos e shohim kurrë fundin.

Pershendetje

Faleminderit juve, miqtë e mi që po vizitoni faqen time.

Jam një fëmijë që kam lindur me 9.11.2001. Unë kam katër vjet që shkruaj dhe botoj poezi dhe tregime në shumë gazeta dhe revista në shtetin tin dhe në botë. Si fëmijë, unë lexoj shumë libra të autorëve klasik dhe modern, për këtë arsye unë deri tani kam botuar tre libra, një me tregime e novela që titullohet “Zoti i Zi në Shtëpinë e Bardhë”, një roman me emrin “15 minuta lojë me kohën” e një libër me poezi “Qesh e qaj me mijëra djaj”. Unë kam në duar dhe një roman. Kam një mesazh për të gjithë fëmijët e botës: “Guxoni, vetëm guxoni sepse gjithçka ka një herë të parë, dhe hera e parë gjithmonë për çdokënd është aq e frikshme, dhe e konfirmoj atë, sepse e kam provuar, dhe nëse guxojmë, do e shkatërrojmë frikën tonë.”
Ne mund tu themi të gjithë njerëzve, të cilët janë më të mëdhenj se ne, që ne jemi dikushi, ata nuk mund të na kuptojnë, por ata mund të na dëgjojnë. Dhe të paktën, tu themi atyre “Ju lutemi, mësoni të jetoni në Botën tonë…”

Drama në teatrin Migjeni


Në këtë video do shihni një mini-dramë timen, që u luajt në teatrin “Migjeni” prej meje dhe disa studentëve të “Universiteti Kristal”. Drama quhet “Vizatimet” e cila ëshhtë marrë nga libri im i dytë “15 minuta lojë me kohën”. Drama ime e parë është përgatitur nga prof. Qamil Gjyrezi. Gjithçka mund të realizohet, vetëm duhet të kemi vetëbesim, guxim, dhe gjithmonë idenë se do ia dal mbanë. Dhe pikërsht kjo dramë për këtë fliste, kjo ishte ideja e dramës. Dhe tani jam më i bindur në këtë ide, sepse sapo e vërtetova, drama ime e parë u realizua që në moshën dymbëdhjetë vjeçare.

Intervista për “TV Kopliku”


Në këtë video do të shihni një intervistë dhënë “TV Kopliku”-t, në ditën kur u bëra anëtar i “Klubi i Shkrimtarëve Shkodër”. Shkodra është djep i kulturës shqiptare. Kz qytet ka plot poetë e shkrimtarë të famshëm. Jam i lumtur që jam një pjesëtar i shkrimtarëve të këtij qyteti, me këtë emër të madh, njësoj siç jam i lumtur që linda në Shkodër, që po rritem e po mësoj në këtë qytet, i cili do bëhet i njohur në të gjithë Botën.

Me poetin Skender Sherifi


Nje takim i paharrueshem me shumë vlera me poetin Skender Sherifi. Ai nuk është vlerë vetëm për Francën, ku ai jeton, por gjithashtu për vendlindjen time, sepse ka të njëjtën origjinë me mua. Ky poet erdhi nga franca në Shqipëri, vendin tim, dhe promovoi bashkë me librin e tij, librin tim të parë “Zoti i Zi në Shtëpinë e Bardhë”. Libri i tij titullohet “Love”. Unë u mrekullova kur ai më bëri dhuratë këtë libër, i cili kishte fituar vend të parë letrar në Europë për vitin 2008, dhe unë bëra të njëjtën gjë, i dhashë si dhuratë librin tim të parë.